Kuriozitete
Baba i dy fëmijëve, identifikohet shqiptari i masakruar me thikë nga fqinja greke
Baba i dy fëmijëve, identifikohet shqiptari i masakruar me thikë nga fqinja greke
Një shqiptar 35 vjeçar ka mbetur i vrarë ditën e djeshme nga fqinja e tij 26 vjeçare përdoruese droge.
Ditën e sotme mediat kanë publikuar emrin e shqiptarit që gjeti vdekjen në përpjekje për të ndihmuar fqinjën e tij. Shqiptari është identifikuar si Valton Loka, prind i dy fëmijëve 15 dhe 7 vjeç.
Mësohet se familja e tij jetonte prej kohësh në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë dhe përballet me probleme ekonomie. Gruaja e tij tashmë ndodhet në vështirësi për të sjellë trupin e bashkëshortit në Shqipëri, ku do të kryhet edhe ceremonia mortore.
Ndërkaq mediat greke kanë publikuar edhe foton e autores së dyshuar, e cila mësohet se ishte e skeduar për vjedhje, por ndodhej jashtë hekurave për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Ajo jetonte në një shtëpi me qera të marrë nga nëna e saj, ndërsa ka edhe një vëlla në burg në Koridhali.
Në bazë të raportimeve, shqiptari kishte shkuar në shtëpinë e vajzës greke, për t’i kërkuar të ulë zërin e lartë të muzikës, në orën 01:00 të mëngjesit. Ajo ishte në krizë totale, pasi ishte përdoruese droge, shkruajnë mediat greke.
Kur fqinja greke 26 vjeçe e kishte parë shqiptarin që po vinte, kishte marrë një thikë në kuzhinë dhe e kishte goditur disa herë në kraharor.
Menjëherë ishte njoftuar ambulanca dhe policia, por edhe pse ndërhyrja ishte e shpejtë, babai i dy fëmijëve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.