Showbiz
Xhensila u kthye nga muaji i mjaltit, por mendja i ka mbetur tek dasma, shikoni çfarë bën ajo
Një nga dasmat e kësaj vere që do të mbahen mend gjatë nga publiku është ajo e Xhensilës dhe Besit. Çifti kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre të gjatë të dashurisë, më 1 shtator në Pallatin e Brigadave.
Teksa çifti pas dasmës u arratisën në muaj mjalti në Maldive dhe Dubai, tashmë që janë kthyer në Tiranë, duket se nuk po përshtaten ende me realitetin.
E bukura Xhensilë vazhdon publikon foto nga ajo natë e mrekullueshme që çifti kaloi gati një muaj më parë. Një album tjetër, me dedikime të reja ka publikuar sot Xhensila në profilin e saj në Instagram. Vetëm dashuri përcjell kjo vajzë…