Connect with us

Gruaja nga Elbasani blen rroba te “Gabi”, befasohet nga ajo që gjen

Kuriozitete

Gruaja nga Elbasani blen rroba te “Gabi”, befasohet nga ajo që gjen

Ka plot vajza dhe gra që sulen përditë ose sa herë munden, te tregu i Gabit siç i thonë, ose kudo ku shiten rroba të përdorura.

Në Elbasan, ka disa pika ku shiten të tilla dhe mes tyre, u gjend dje, E.B., një grua me banim në këtë qytet.

Teksa ishte duke kërkuar në morinë e rrobave të vjetra për femra, gruaja pëlqeu dhe u fiksua pas një xhakete e cila ishte firmato.

Xhaketa u ble jo fort lirë duke menduar tregun e romëve, por shumë më lirë se ç’kushton ta blesh në dyqanet e firmave, të re.

Teksa u kthye në shtëpi, siç rrëfen vetë gruaja në infoelbasani.al, ajo rendi drejt lavatriçes që ta fusë për ta larë.

E ashtu siç bën përherë me rrobat që lan, para se ta fuste në lavatriçe, kontrolloi instinktivisht xhepat e xhaketës.

Ajo u befasua krejt, kur i hasën duart një send. Teksa e nxorri nga xhepi i brendshëm, pa se ishte një unazë që shihni në foto, një unazë me goxha vlerë.  E lumtur për zbulimin që më pas e tregoi kudo, gruaja shkoi tek një argjendar, i cili i pohoi se ishte unazë me vlerë rreth 600 mijë lekë të vjetra apo diku te 400-500 euro.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top