Connect with us

Shkencëtarët gjejnë prova për jetën pas vdekjes

Kuriozitete

Shkencëtarët gjejnë prova për jetën pas vdekjes

Rreth 40% të njerëzve që ‘shpëtuan’ përshkruan momente të njëjta gjatë kohës kur ata ishin klinikisht të vdekur përpara se zemrat e tyre të ndaleshin plotësisht.

Jeta pas vdekjes? Vetëdija mund të vazhdojë ende edhe pasi truri është fikur plotësisht, bazuar në studimin më të madh mjekësor të bërë ndonjëherë për jetën dhe vdekjen.

Shkencëtarët në Universitetin e Southamptonit kaluan katër vite duke shqyrtuar më shumë se 2,000 njerëz të cilët kishin pësuar sulme kardiake në 15 spitalet e Britanisë, SHBA-së dhe Australisë

Rreth 40% të njerëzve që ‘shpëtuan’ përshkruan momente të njëjta gjatë kohës kur ata ishin klinikisht të vdekur përpara se zemrat e tyre të ndaleshin plotësisht.

Një burrë madje thotë se e pa vetën e tij duke dalur nga trupi dhe duke e lënë trupin plotësisht nga një cep i dhomës së tij, thanë studiuesit.

Pavarësisht se ishte i vdekur dhe pa ndjenja për tre minuta, punëtori social 57 vjeçar nga Southampton përshkroi veprimet e stafit mjekësor në detaje dhe poashtu përshkroi edhe zërin e makinave që i kishte dëgjuar nga jashtë, transmeton Lajmi.net.

“Ne e dimë se truri nuk mund të funksionojë kur zemra ndalon së rrahuri”, tha Dr. Sam Parnia, një ish-hulumtues në Universitetin e Southampton i cili udhëhoqi studimin.

“Burri kishte përshkruar gjithçka që kishte ndodhur në dhomë, por e rëndësishme është se ai i kishte dëgjuar edhe dy tone të një makine që bënte zhurmë jashtë. Pra, ne mundëm që të masim edhe kohën sa zgjati. Ai dukej shumë i besueshëm dhe çdo gjë që ai tha se i kishte ndodhur atij i kishte ndodhur në të vërtetë”, tha Parnia.

Nga 2,060 pacientë të studiuar, 330 i mbijetuan sulmeve kardiake dhe 140 thanë se kishin përjetuar një lloj të vetëdijes pas vdekjes klinike dhe gjatë ringjalljes.

Një në pesë persona thanë se kishin përjetuar një ndjenjë të pazakontë të paqes, ndërsa pothuajse një në tre prej tyre thanë se kishin parë një dritë të ndritshme; një pikë të artë apo një shkëlqim dielli.

Disa përshkruan se kishin pasur ndjenja të frikës apo mbytjes apo duke u zvarritur nëpër ujë të thellë.

Parnia beson shumë se shumë njerëz mund të kenë përvoja të tilla kur ata janë afër vdekjes, por droga apo qetësuesit e tjerë të përdorur në procesin e ‘shpëtimit’ të tyre mund t’i bëjë ata që të mos i kujtojnë këto më pas.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top