Showbiz
Ribashkohen Klaudia dhe Albi? Deklarata e tij shtang publikun
Ndarja e një prej çifteve më të njohur në ekranet shqiptare, ka bërë bujë kudo në mediat rozë. Po ashtu do të bënte edhe një ribashkim i mundshëm mes tyre.
Gjatë kohës kur koreografi Albi Nako ishte i ftuar në studion e Ermal Mamaqit, një prej komentuesve në Facebook e kishte pyetur nëse do të ribashkohej me Klaudian pasi kishte parë shumë shpresë në sytë e tij gjatë kohës kur ajo i përcolli videomesazhin që e bëri të përlotej.
Albi u shpreh plot shpresë duke lënë vend për nënkuptime ndaj një bashkimi të mundshëm:
Gjatë gjithë vitit, dy ditë janë shumë të rëndësishme: e djeshmja dhe e nesërmja. Unë në këto momente po jetoj të tashmen, kështu që ku ka jetë, ka dhe shpresë.”