Connect with us

“Bëri gjilpërë për kafshët se donte të hiqte fëmijën”, gruaja rrëfen historinë e tmerrshme të së motrës

Kuriozitete

“Bëri gjilpërë për kafshët se donte të hiqte fëmijën”, gruaja rrëfen historinë e tmerrshme të së motrës

Femrat shqiptare prej shekujsh kanë mbajtur mbi shpinë vuajtje dhe histori të tmerrshme. E tillë është edhe historia e Lumturisë, e cila u martua në vitin 1971 dhe për fatin e saj të keq burri ishte alkoolist.

Historia e Lumturisë është treguar nga motra e saj në rubrikën “ Ka një mesazh për ty”.

Ajo ka rrëfyer  se Lumturia jeton me një brengë të rëndë:

Kur ishte me djalin e tretë, motra nuk i mbante dot. Atëherë nuk bëheshin kështu gjërash si tani, nuk e do fëmijën dhe e heq. I rekomandon njëra, i thotë bëj një gjilpërë kafshësh që të heqësh fëmijën. E bëri këtë gjilpërë, por fëmija nuk u hoq. Fëmija u sëmur, është 35 vjeç tani, me të meta mendore. Ajo këtë e ka shumë pikë të dobët sepse thotë “Jam unë ajo që e bëra këtë djalë kështu”.

Nexhmia tregon se Lumturia dhe katër fëmijët e saj rriheshin e torturoheshin, duke e bërë të pamundur jetesën. Këshilli i lagjes mundi ta divorconte, pasi familja e tyre nuk funksiononte më. Ish -bashkëshortit i dhanë dy fëmijët e mëdhenj, ndërsa Lumturia djalin e sëmurë dhe vajzën.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top