Connect with us

Humbi burrin nga kanceri, shokohet nga fotoja e dasmes!

Kuriozitete

Humbi burrin nga kanceri, shokohet nga fotoja e dasmes!

Kjo foto dasme përmban një sekret pikëllues për nusen, burri i së cilës do të vdiste nga kanceri në tru, më pak se një vit nga martesa e tyre.

Emma Cotillard nga Jersey, humbi tragjikisht të shoqin e saj pasi ai ishte prekur nga një formë agresive e kancerit, vetëm disa muaj pas martese.

Gruaja e ve, tashmë 34 vjeçare kujton historinë tronditëse kur burri i saj e pandehu atë për një të panjohur, ndërkohë që po shijonin muajin e mjaltit në Francë, pas një krize të shkaktuar nga tumori.

Ai u zgjua në mëngës dhe filloi të bërtiste, kërkonte që unë të dilja nga dhoma. Ai mendonte se unë isha një e huaj. Nuk i kujtohej që unë isha shtatë muajsh shtatzënë me fëmijën tonë të parë.”

Sjellja e tij kishte filluar të bëhej paksa e çrregullt. Ai bënte ecejake të çrregullta dhe ishte ndonjëherë i paqartë në atë që thoshte. Ne të gjithë hamendësuam se ishte thjesht një ankth para dasmë, nuk kemi menduar kurrë për një sekondë se ai mund të ketë një tumor në tru. Duke parë fotografitë e dasmës tani, mund të shihni se ana e djathtë e fytyrës së tij është disi  varur.”

Pas kthimit në shtëpi, 29-vjeçari Justin iu nënshtrua një ekzaminimi nga i cili u zbulua se ai kishte formën më vdekjeprurëse të kancerit të trurit, glioblastoma.

Fatkeqësisht, mjekët i dhanë atij një maksimum prej dy vjetësh për të jetuar nëse trajtoheshin me një kombinim të radioterapisë dhe kimioterapisë, por fatkeqësisht sëmundja ishte e pashërueshme.

Pas vetëm katër muajsh, tumori ishte rritur dhe po përhapej me shpejtësi, transmeton tvklan.
Pas luftës së tij me sëmundjen vdekjeprurëse, Justin vdiq në krahët e gruas së tij në majin e vitit 2016.
Pas vdekjes së tij, Emma ka vendosur të tregojë historinë e saj nëpërmjet “The Brain Tumor Charity” dhe ka qenë shumë e përfshirë në mbledhjen e fondeve dhe në rritjen e ndërgjegjësimit rreth shenjave të para të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top