Kuriozitete
Gomari shkaktoi dëmin, pronari mund të paguajë deri 6 mijë euro dënim (Foto)
Pronari i një gomar në Fogelzbergu në Gjermani është përballur me një gjobë të mundshme prej 6.000 euro pasi që i përkëdheluri i tij e ka gërvishtur një veturë sportive McLaren 650S Spider, e cila ishte parkuar pranë gardhit të kullotave.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për biznesmenin Markus Zan i cili e kishte parkuar veturën dhe kur ishte kthyer kishte vërejtur se ajo ishte “gërvishtur” një pjesën e pasme të tij.
Por pronari i gomarit ka dhënë një arsyetim interesant.
“Duke pasur parasysh ngjyrën e makinës, gomari duket se mendonte se do të hynte në një pjesë të mbjellë me karota”.
Gjithsesi çështja ende gjendet në gjykim.
Sipas mediave gjermane, vlera e makinës së biznesmenit arrin deri në 300 mijë euro. /Telegrafi/