Connect with us

Dashuria: Larg syve larg zemres?

Kuriozitete

Dashuria: Larg syve larg zemres?

Jeni njohur kur ishit me pushime dhe eshte dashuria e jetes suaj, por ai jeton shume kilometra larg jush? Gjasat jane qe marredhenia juaj mund t’i rezistoje distances.

Distanca: Nje avantazh!
Kush ka thene se “larg syve je larg zemres”? E kunderta, distanca ne nje marredhenie ndonjehere mund ta beje ate me te qendrueshme dhe me intensive, avantazhet me pas jane te shumta:

– Nuk ka konsumim: Distanca ushqen zjarrin, pritet me padurim nje darka nga ana tjeter, letrat, telefonatat, takimet. Eshte gjithmone bukur per t’u takuar sepse momentet e bashkimit jane te rralla.
– Stop rutines. Kur nuk takoheni gjithmone nuk mesohen zakonet ne cift. Cdo takim eshte nje mundesi per te rizbuluar ne nje fare menyre njeri- tjetrin dhe temat e bisedave nuk ezaurohen kurre.
– Asnje obligim. Secili drejton jeten e vet vetem, nuk ja vlen te justifikoheni nese keni kaluar ne nate jashte shtepise.
– Stop zenkave. Nuk i sheh kurre tjetrit anen e tij te keqe, ju shiheni kaq pak saqe nuk keni kohe te grindeni dhe jeni kaq te lumtur qe rishiheni.

E kunderta e medaljes
Natyrisht, distanca nuk ka vetem avantazhe. Disa aspekte te marredhenies tuaj shpesh mund te shkaterrojne nje histori te bukur dashurie.

– Iluzionet. Distanca mund t’ju ndaloje te njihni vertet tjetrin. Nuk mund te njohesh vertet difektet e tij/saj vetem duke e pare ate nje here ne jave apo me rralle. Sigurisht, mund ta konsideroni kete aspekt nje avantazh ne ate mase ne te cilen edhe ai njeh difektet tuaja.
– Zakone te keqia. Kjo jete ne cift eshte pothuajse nje jete si te vetem. Rreziqet ne kete menyre zhvillojne nje sjellje prej singel te pashpirt. Me pas behet e veshtire jetesa ne cift me partnerin/en aktual ose me nje person tjeter.
– Distanca eshte gjithashtu edhe sinonim i mungeses, partneri nuk ndodhet aty kur keni nevoje. Ne momente vuajtje, nje telefonate nuk ka fuqine e nje perqafimi.

Te dish te degjosh
Ne nje marredhenia si kjo eshte e rendesishme te degjoni gjithmone tjterin, duke mos injoruar shenjat e lodhjes ose kur njeri nga te dy ka moralin poshte. Momenti i duhur per te “matur temperaturen” e ciftit eshte disa ore pasi jeni takuar, pasi te kete kaluar euforia.
Nese ju keni pershtypjen se ndjenjat jane me pak prezente, ndoshta eshte momenti te merrni ne konsiderate nje menyre tjeter jetese.
Mos harroni se per te mbajtur ndezur flaken, eshte e rendesishme te palnifikoni se bashku, te ndani objektivat ne afat shkurter ose te mesem. Kjo skadence do t’ju lejoje te mbani nje lidhje te forte.

Lehtesimet e teknologjise

Teknologjive e reja mund t’ju ndihmojne te permiresoni maredheniet tuaja, sigurisht nje nder to eshte telefoni, por edhe posta elektronike apo rrjetet sociaje ju lejojne te mbani nje kontakt me personin e dashur me nje kosto shume te ulet.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top