Showbiz
Ardit Gjebrea i bën bashkëshortes komplimentin që çdo grua do donte ta dëgjonte
Të shkëmbëhesh me Anila Gjebrean, bashkëshorten dhe bashkëpunëtoren e Aridit Gjebreas mund të mendosh fare mirë që është një vajzë e moshës së djalit të saj, Jonit. Këtë ndjesi ka pasur edhe Arditi teksa e ka parë të shoqen të veshur thjesht me nuancat e blusë, flokët e zinj, të gjatë e të lëshuar, e përqendruar te pamja e Tiranës… “E mor Jon Gjebrea shihe pak motrën tënde Anila Beko”, shkruan Arditi në komentin e kësaj fotoje, duke nxjerrë në pah pamjen prej vajze të re të bashkëshortes, por me siguri edhe duke e gëzuar me shprehjen publikisht të këtij mendimi…si çdo grua do gëzohej po ta dëgjonte nga i shoqi.
Dhe vlerësimi nuk është vetëm për Anilën, por edhe për Arditin!