Connect with us

Një grua josh një burrë në Prizren me akullore, e çon në hotel dhe e plaçkitë

Kuriozitete

Një grua josh një burrë në Prizren me akullore, e çon në hotel dhe e plaçkitë

Pas një pune hetimore dy mujore, tanimë është arrestuar H. D. femër, shtetase e Shqipërisë, mbi bazën e dyshimit se e njëjta ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë e vrazhdë”.

Policia thotë se shtetasja e Shqipërisë, më datën 07 gusht, në një pastiçeri të një qendre tregtare në Prizren, e kishte joshur një të ri për akullore në të cilën, thotë Policia, “me gjasë i kishte hedhur qetësues dhe më pas e kishte shoqëruar në një dhomë hoteli”.

“Pas pak viktima kishte humbur vetëdijen, ndërkaq e dyshuara ia kishte vjedhur një sasi të konsiderueshme të parave dhe telefonin mobil dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Gjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, është bërë e ditur se e njëjta kishte kryer edhe një rast të ngjashëm në Prizren”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.

Pas intervistës, sipas Policisë, është informuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të ndalët nën masën e arrestit.

Hetuesit besojnë se e dyshuara e këtij rasti mund të ketë kryer edhe raste tjera por që nuk janë raportuar në polici.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top