Kuriozitete
Zhgënjehen keq përdoruesit e iPhone 8, nuk rezultoi ashtu siç pritej
Kompania “Apple” është duke hetuar rastet e para për problemet e iPhone 8.
“The Independent” shkruan:
Apple ka marrë disa ankesa në lidhje me iPhone8. Një rast është regjistruar në Tajvan, të cilin e kanë dokumentuar mediat lokale. Rasti tjetër është shënuar në Japoni. Përdoruesi që ka paraqitur rastin, ka bërë të ditur se iPhone 8 Plus ishte shitur me ekran të ndarë. Të gjitha gjërat lidhur me rastin, përdoruesi i kishte publikuar në rrjetin shoqëror Twitter.
Nga ana tjetër “Apple” ka refuzuar ka refuzuar të komentojë rastet, por ka deklaruar vetëm se po i heton ato.
Ndërsa përdoruesit janë shprehur se janë zhgënjyer keq nga iPhone 8.