Connect with us

Shpërthen në lot, mbesa e saj kishte veshur fustanin e saj, të cilin gjyshja e kishte veshur 55 vjet më parë

Kuriozitete

Shpërthen në lot, mbesa e saj kishte veshur fustanin e saj, të cilin gjyshja e kishte veshur 55 vjet më parë

Një grua mbeti pa fjalë e me sytë e përlotur, kur mbesa e saj e surprizoi duke veshur fustanin e nusërisë që ajo kishte veshur ditën e martesës, në vitin 1962.

Penny Jenson nuk ia kishte idenë që mbesa Jordyn Cleverly, e kishte fustanin e saj të vjetër, e jo më që po planifikonte që ta vishte ditën më të rëndësishme të jetës së saj.

Cleverly i kërkoi fotografes Kortney Peterson që të kapte këtë moment, përcjell tvklan.al, teksa ajo iu shfaq gjyshes me fustanin e saj, mëngjesin e dasmës. Vetë fotografja, duke folur për amerikanen ABC News tha se ishte një ndër momentet më unike dhe më të bukura që kishte kapur ndonjëherë më parë me aparatin e saj.

“Reagimi i saj ishte më i ëmbli që mund të kem parë ndonjëherë më parë. Lotët i rrodhën menjëherë nga sytë, ndërsa vijoi të përsëriste ‘1962… gjyshi jot do ta kishte adhuruar këtë, u martova me dashurinë e jetës time më këtë… dhe kështu do të bësh edhe ti”.

23 – vjeçarja, e cila nuk e njohu kurrë gjyshin e saj, pasi ai ndërroi jetë përpara se të vinte në jetë kishte vendosur të vishte fustanin e gjyshes dy vjet para dasmës. Momentin kur doli para gjyshes, ajo e cilësoi si më shpirtërorin dhe më emocionuesin në jetën e saj.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top