Kuriozitete
Ia transferuan gabimisht 4.6 milionë dollarë në llogari, e pabesueshme çfarë ndodhi më pas
Një 21-vjeçare është arrestuar në aeroportin e Sydneyt, duke u përpjekur të largohet nga vendi pasi shpenzoi miliona dollarë, që nuk i përkisnin
Para katër vitesh, Christine Jiaxin Lee, i ra fati nga qielli. 21-vjeçares iu transferuan gabimisht në llogarinë bankare 4,6 milionë dollarë, shkruan shekulli.
Sipas medieve ndërkombëtare, kompjuterët e bankës gabimisht i hodhën asaj shumën marramendëse. Por, Lee e habitur nga kjo dhuratë nisi të bënte shpenzime të çmendura.
Jeta e saj luksoze u ra në sy policëve që nisën një hetim në lidhje me këtë ngjarje.
Pas zbardhjes se ngjarjes ajo u arrestua teksa po largohej për në Malajzi. Ajo kishte shpenzuar 3,3 mln dollarë nga shuma që i ishte transferuar gabimisht.