Connect with us

Kalova natën me kolegun që kam në punë, por kur e mori vesh burri…

Kuriozitete

Kalova natën me kolegun që kam në punë, por kur e mori vesh burri…

Një grua 27 vjeçe e martuar ka treguar se në një natë dobësie të saj kur ishte edhe e dehur, bëri seks me kolegun e punës, mirëpo më kalimin e kohës ajo u pendua dhe vendosi t’i tregonte burrit të saj rreth tradhtisë.

Ky është rrëfimi i saj:

Kam bërë seks të dehur me një djalë që kam njohur në punë, por u ndjeva fajtore për këtë dhe i kam treguar të gjitha burrit tim disa ditë më vonë.

Ai është i mërzitur keq dhe brengosem se ai nuk do të jetë në gjendje të më shohë në të njëjtën mënyrë si më pare.

Unë jam 27 vjeçe, ndërsa ai është 29 vjeç. Ne kemi qenë të martuar prej 5 vitesh dhe kemi një djalë dy vjeç. Dola një natë me kolegë të punës dhe u ula afër një kolegu, i cili punonte në financa me mua. Nuk e kam njohur atë, pasi në kohën që ai filloi punën, unë shkova në pushim të lindjes.

Ai është pak më i vjetër se unë dhe shumë I bukur. Ne biseduam tërë natën dhe fillova të flirtoja me të, e fillova të pija shumë. Ai më sugjeroi që të dilnim për të pirë diçka pas darkës, kështu që unë pranova dhe ai mori një taksi.

Në makinë ai më puthi dhe më tha që të shkojmë në banesën e tij. U pajtova, por I thashë vetes që do të shkoja për një kafe të shpejtë.

Ne filluam të puthemi dhe sapo mbyllëm derën ne bëmë seksin më të mahnitshëm në jetën time, edhe pse isha e dehur. Pastaj mora një taksi për në shtëpi.

Burri nuk më pyeti pse shkova aq vonë por ditë më pas fillova të ndihem shumë fajtore. Në fund unë i tregova, pasi nuk desha që martesa jonë të jetë e bazuar në gënjeshtra. E urrej veten time për atë që kam bërë dhe që e kam lënduar atë.

Burri im nuk deshi që të vinte afër meje në ato momente. Më tha se ka nevojë për kohë, por më siguroi që nuk do të më linte. E dëshpëruar dua që martesa jonë të rregullohet. A do të jetë e mundur apo ky është fillimi I fundit?

Përgjigja e psikologes:

Është e mundshme që të kalohet kjo krizë, kështu që mos u dëshpëro. Nuk ka asnjë justifikim për atë që keni bërë, por shuma e njerëzve kanë vepruar në mënyrë të pakujdesshme dhe janë penduar.

Besimi me burrin tuaj është shpartalluar. Nëse nuk do që të flasë, shkruaj atij një letër dhe kërkoj falje. Thuaj se dëshiron që ta kthesh martesën tuaj në rrugën e duhur. Nëse do, atëherë dashuria juaj do të triumfojë.

Ti duhet të fillosh që të sillesh shumë e dashur, plotësisht e sinqertë dhe e besueshëm që burri të të besojë përsëri. Bëhu e sigurt që jeta juaj seksuale të jetë e përmbushur.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top