Connect with us

Rrëfehet ferizajasja: Si më dehen dhe më përdhunuan dy ‘egërsira’

Kuriozitete

Rrëfehet ferizajasja: Si më dehen dhe më përdhunuan dy ‘egërsira’

B.Z. është një 24-vjeçare shqiptare nga Ferizaj i Kosovës e cila ka rrëfyer se si është sulmuar seksualisht nga dy persona teksa ishte me një lokal nate me shoqërinë e saj, pikërisht në qytetin e saj të lindjes.

Ajo ka pranuar të flasë për “Bota Sot”, pa iu bërë publike identitet i saj i plotë, duke rrëfyer se si në një mëngjes e kishte gjetur veten të zhveshur lakuriq me dy persona të panjohur, të cilët jo vetëm që nuk i njihte, por as që dinte se nga vinin ata, shkruan sot portali kosovar.

Duke shpalosur ngjarjen e saj shokuese, ajo ka pranuar se kjo natë kishte qenë nata më e kobshme për të.

“U tmerrova kur pashë veten në ata gjendje, fillimisht për vetë faktin se për herë të parë po gjendesha lakuriq para dy meshkujve, dhe e dyta se unë nuk e dija se çfarë kisha bërë me ta.

Aq shumë kisha pirë atë natë saqë e vetmja sekuence që më kujtohet nga ajo natë e mallkuar, ishte  skena që unë e dija se kisha vjell në një veturë të errët dhe asgjë më shumë. Me një fjalë isha bërë tapë, siç thotë populli.

Desha të bërtisja me zë të lartë dhe të çirresha nga tmerri kur pashë trupin tim thuajse në të gjitha pjesët,  të kafshuar në atë gjendje dhe për njëherë mu duk vetja sikur po dilja nga një  kopsht zoologjik, e jo nga një dhomë e pistë.

Tani kisha filluar të ecja në maje të gishtërinjve pasi nuk doja që t’i zgjoja ata ‘ dy përbindësha’ që kishin shfrytëzuar momentin e dehjes sime.

Në atë çast vetëm doja të vishesha dhe ta gjeja celularin tim , të cilin nuk po mundja ta gjeja dot. Natyrisht se ata kishin mbyllur celularin tim, dhe meqë tani më kishte kapur frika nga 2 të panjohurit të cilët vetëm po i merrja me mend se çfarë kishin bërë me mua,  doja vetëm të ikja nga aty dhe asgjë më shumë”, rrëfen ajo.

Vajza nga Ferizaj tregon se si teksa po bëhej gati që të gjente rrobat e saj të shpërndara nëpër dhomë, njëri prej tyre ishte zgjuar.

“Derisa unë po përkulesha që t’i gjeja të brendshmet e mia, të cilat ‘ egërsirat’ më kishin bërë copë e grimë,  njëri nga ta më i madh me trup, u zgjua dhe më rrëmbeu për krahu. Më tha se nuk do të shkoja asgjëkund, pa marrë leje fillimisht prej tij dhe se do të duhesha ta paguaja me shpinë edhe një herë,  natën e mbrëmshmit, se gjoja  i paskam shfrytëzuar ata me pije të shtrenjta në lokal.

Nuk fola asgjë sepse në ato momente fillova të urrej gjithçka rreth vetes, fillova ta urrej edhe ndjenjën e të qenurit femër, të urreja veten që kisha pranuar pije nga ta, dhe që kisha lejuar të humbas kontrollin nga pijet e të bija në duart e dy të pashpirtëve. Madje atë natë mallkova veten edhe pse kisha lindur.

Kërkova nga ai që të paktën të më linte të shkoja në tualet pasi kisha nevojë, por ai ma morri celularin me shpejtësi nga dora, duke ma bërë me gisht nga tualeti. “ Mund të shkosh por pa celular, nuk të duhet fare  celulari atje, ” ishin fjalët e tij, të vetme pasi ai nuk dëshironte të diskutonte më shumë, edhe përkundër lutjeve dhe përpjekjeve të mia që kisha, që të paktën t’i lajmëroja familjarët e mi, që isha gjallë diku.

Kisha mendime të përziera në kokë, dhe koka ime tanimë ishte e rëndë, thuajse kisha një gur të madh brenda vetes.

Për një çast vëzhgova fytyrën time në pasqyrë dhe gjysmën e trupit të zhveshur, dhe fillova të qaj si e çmendur…Më vinte turp prej vetës dhe fillova ti fajësojë edhe shoqet e mia, se si më kishin lënë të vija deri këtu.

E shikova vetën se si isha katandisur dhe pështyva fytyrën time në pasqyrë, pasi ishte e vetmja mundësi e imja, për t’iu hakmarrë surratit tim. Dhe derisa po bëja këtë veprim, fillova të humbas kontrollin, të bërtisja dhe të qaja me zë.

I panjohuri filloi të trokiste në derë dhe bërtiste që ta hapja derën e të mos bëja ndonjë ‘pabesi‘. Sigurisht po mendonte se doja të vetëvritesha. Por unë nuk doja të vetëvritesha, pasi veç e ndjeja vetën të vdekur në ato çaste, pastaj thonë se edhe vdekja e ka një marifet, e jo të vdisja ashtu. Thjesht doja të shfryhesha të qaja të thyeja e të bërtisja me krejt zërin çka kisha për fajin që kisha bërë.

Ai vazhdonte të shtynte derën duke më thënë ta hapja atë,  se do të më linte pastaj të shkoja e lirë.

Por unë tashmë kisha filluar t’i thyeja të gjitha gjërat që ishin për rreth meje, madje edhe pasqyrën sepse nuk doja të shihja veten më.

Ai theu derën dhe më tha që të qetësohesha por unë s’mundja ta ndalja veten. Kërkova nga ai që të më sjelltë ujë, se kisha një zjarr nga brenda, dhe vetëm në ata moment kujtoj se u tregua bujar me mua.

Tanimë ishte zgjuar edhe ‘ partneri’ im i dytë, me të cilin kisha kaluar mbrëmjen, që  më kujtohej si në ëndrra. Ai mu duk se ishte pakëz më i butë se ky i cili theu derën, dhe po mbante ende celularin tim në dorë.

Që të dy më thanë një zëri. “Do të lejojmë të shkosh por vetëm me një kusht, nëse nuk do të flasësh për ne, dhe nëse nuk do të tregosh asgjë për natën e kaluar dhe për shenjat në trup, përndryshe më kërcënuan se ‘do të ma hiqnin flamën’, tregon ajo.

“U betova në krejt çfarë kisha, vetëm e vetëm që të ikja nga ajo  ‘kolibe’ të cilën as nga dritarja e banjës nuk mund ta dija se ku gjendesha. Fillova të vishesha me të katërta, duke i lënë gjysmën e rrobave nëpër tokë, dhe të mendoja se si të dilja, dhe ku gjendesha, në cilin vend???!!!

“Ajo çfarë ishte me rëndësi në ato çaste, ishte që unë të dilja e gjallë nga aty, dhe më besoni se nuk kishte më shumë rëndësi nëse po dilja me çorapë ose pa, me të brendshme ose pa to, rrëfen vajza nga Ferizaj, e cila tregon se kjo histori e hidhur e saj, i ka mësuar shumë gjëra në jetë.

Ata i lashë brenda, kurse unë fillova të vrapoja. Nuk kisha ide as ku të shkoja së pari , pasi ishte ende shumë herët  dhe nuk e dija saktësisht vendin se ku isha, vetëm ecja si humbur, pa e ditur se ku po shkoja. Më vonë kuptova se isha në një fshat, në periferi të qytetit tim. Kam kërkuar ndihmë në një shtëpi me gurë, por nuk kam treguar të vërtetën. Meqë personi që më hapi derën ishte një njeri në moshë dhe dukej nga sytë që ishte i njerëzishëm, m’ u deshtë ta gënjeja duke i thënë që ‘i dashuri‘ më kishte përzënë nga shtëpia edhe pse u ndjeva në faj.

Pas 2 orë në shtëpinë e tij, ku më shoqëruan gruaja dhe reja e tij, unë vendosja që të shkoja te motra ime, e cila është e martuar në afërsi të këtij fshati, me qëllim që t’i rrëfeja së paku dikujt hallin dhe dhembjen që e kisha për brenda  për natën më të keqe të jetës sime”.

B.Z. thotë se edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga kjo histori e hidhur, megjithatë  asaj nuk i hiqen asnjë natë nga mendja ‘ dy përbindëshat’ të cilët jo vetëm që kishin shfrytëzuar dehjen e saj, duke e sulmuar seksualisht por edhe e kishin kërcënuar me vdekje sikur të fliste në polici.

Ajo pohon se këtë ‘sekret të zi’ e di vetëm njëra nga motrat e saj dhe shoqja më e ngushtë, dhe i lutet Zotit çdo ditë, që ajo natë e kobshme, që i kishte lënë pasoja, t’i fshihej nga truri.

“Nuk kam më ndjenja fare për meshkujt dhe as që mendoj ta gjejë ndonjë person tani për tani, sepse nganjëherë kam bindjen se të gjithë meshkujt janë njësojë dhe që të gjithë e shikojnë femrën vetëm për një qëllim, si një ‘copë mishi’”, shprehet me mllef vajza nga Ferizaj, duke uruar që kjo që i kishte ndodhur asaj të mos i ndodhte asnjë vajze tjetër në rruzullin tokësor.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top