Connect with us

Kirurgët plastikë: Ja kërkesat më qesharake që kemi marrë nga klientët

Kuriozitete

Kirurgët plastikë: Ja kërkesat më qesharake që kemi marrë nga klientët

Ai donte që t’i hiqja kërthizën. Kjo është një nga kërkesat më të çuditshme që një kirurg plastik thotë se ka dëgjuar nga klienti i tij.

Në fakt ne kemi parë shumë femra që kanë rritur gjoksin me kirurgji plastike në mënyrë ekstreme, apo që e kanë tepruar me gjilpërat e botoksit. Por këto mbeten disa nga shqetësimet më të vogla për kirurgët plastikë. “The Sun” shkruan se ka shumë kërkesa të padëgjuara ndonjëherë nga pacientët, mes të cilave ishte edhe një burrë që donte t’i prisnin një tatuazh që kishte bërë në kraharor, para se t’ia shihte gruaja. Apo dikush tjetër që dëshironte të bënte veshët si elf apo gjuhën si pirun.

vvvKërkesat e çuditshme

“Mora një email para një viti nga një admirues i filmave fantashkencë i cili kërkonte të dinte nëse kishte ndonjë mënyrë për të hequr kërthizën me operacion që ajo të dukej si një alien,”– tha Dr. David B. Reath, për ‘Thrillist’. Pasi e shqyrtoi me vëmendje rastin, doktori ju përgjigj, se mund të bëhej, por gjithsesi do të ngelej një shenjë, kështu që nuk do të kishte pamjen që kërkonte. “Prej kësaj përgjigjeje nuk mora më asnjë email tjetër”, – tha doktori. “Mua më kërkuan që të bëja veshë si elf, një gjuhë si pirun, të ndihmoja dikë që të dukej si vampir dhe të kishte brirë në kokë. Unë u jam përgjigjur ‘jo’ të gjitha këtyre kërkesave”, – tha Dr Jeffrey Spiegel. Një tjetër specialist thotë se i kanë kërkuar që të hiqte dhjamin në zonën pubike, apo të ndërhynte te fryrjet e kaviljes, në mënyrë që kjo të ishte më e dukshme. Po kështu, një tjetër grua i tha Dr. Norman Rowe-it se dëshironte që të kishte më shumë qime në zonën pubike.male-plastic-surgery

Një mjek tjetër liston të tjera kërksea të çuditshme, si ndarje e gjuhës, apo rregullimin e një vrime piercing-u nga kërthiza. “Unë e kam mbushur njëherë një vrimë në kërthizë, shkaktuar nga një piercing. Kjo nuk është procedurë e shtrenjtë, por thjesht do të sjellë më shumë pacientë që kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë”, – shtoi Dr. Jonathan Kaplan. Sigurisht, të gjitha këto ishin raste të dëshpëruara. Kërkesa më e çuditshme ishte ajo e një djaloshi që u shfaq pas pushimeve në Las Vegas. “Pas një fundjave të çmendur në Las Vegas, një burrë erdhi në zyrën time duke më kërkuar që t’i ‘prisja’ një tatuazh nga gjoksi i tij”, – kujton Dr. Joseph A. Russo. “Ai ishte duke u përpjekur çmendurisht për të hequr qafe provat e asaj fundjave para se gruaja e tij ta shihte, ndërsa trajtimi me lazer i kërkonte shumë kohë”. “Unë natyrisht që nuk mund ‘t’ia prisja’ lëkurën e tij, por bëra një dermabrazion, një teknikë në kirurgjinë plastike”. Të tjerë pacientë kërkojnë të kenë krahë, apo kërkojnë që t’u ngjajnë personazheve të filmave vizatimorë, si rasti i një burri që kërkonte të kishte kraharorin si të Superman-it.

Ju tingëllon e çuditshme? Po, sipas kirurgëve, numri i burrave që kërkojnë operacione plastike është rritur ndjeshëm.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top