Kuriozitete
Me vetëm një prezervativ ka shpëtuar qindra jetë, kjo është mjekja që po i çudit të gjithë
BBC ka transmetuar një video, në të cilën tregohet se si një mjeke në Kenia ka shpëtuar jetën e grave me anë të një kondomi.
Ajo quhet Anne Mulinge dhe në video e publikuar tregon me detaje se si ka arritur të shpëtojë jetën e 400 pacienteve, duke përdorur kondomin.
Mjekja e ka treguar të gjithë procedurën se si arrin të ndalojë gjakderdhjen, e grave të cilat kanë një lindje të vështirë.
Në video tregohet edhe historia e një nëne, e cila falë kësaj mjekeje dhe mënyrës së saj të përdorimit të prezervativit gëzon shëndet të plotë bashkë me të voglin e saj.