Kuriozitete
I fejuari paralizohet pak muaj para dasme, veprimi i saj i la të gjithë me gojë hapur
Ata ishin prej vitesh bashkë dhe dashuria e madhe që kishin për njëri-tjetrin i bëri të vendosin të kurorëzoheshin në martesë.
Por duket se fati nuk ishte me ta, teksa gjatë pushimeve Brett Geenhill pas një zhytjeje në det, doli i paralizuar dhe në gjendje të rëndë. Pas ndërhyrjes së mjekëve, ai mësoi se ishte paralizuar nga qafa e deri tek këmbët.
Pas këtij lajmi, 39-vjeçari, bëri çmos për ta larguar të fejuarën nga jeta e tij, duke dashur ta lejojë të ndërtojë një jetë të re me një person që do të ishte i aftë fizikisht.
Por Meg Alexander jo vetëm që nuk u largua prej tij, por me dashuri e bëri ta shikojë me një tjetër sy jetën që kishin përpara e atë që kishin ëndërruar së bashku, brenda pak muajsh ajo organizoi dasmën e tyre që e kishin planifikuar.
I pashë sytë e tij si buzëqeshnin, ai ishte lumtur, e unë bashkë me të”, u shpreh ajo për Daily Mail.
Historia e këtij çifti është bërë publike në mediat e huaja, duke marrë pafund pëlqime dhe komente pozitive dhe inkurajuese.