Kuriozitete
“Ju q*fsha r*pt, bëni si k*rva”, plas sherri në autobus, fatorinoja ofendon rëndë pasagjerët
Na rastis çdo ditë të shohim skena nga më të ndryshmet në autobusët e kryeqytetit. Ndodh që fatorinoja të konfliktohet me pasagjerët për arsye biletash e këto mosmarrëveshje të sheshohen aty për aty, por ky rast i dërguar në redaksinë tonë është diçka tërësisht e padëgjuar.
Djali i cili e ka dërguar videon për JOQ.al, rrëfen se fatorinoja i linjës Institut-Uzina e Autotraktorëve sillej në mënyrë çnjerëzore me pasagjerët duke i ofenduar e duke u konfliktuar me ta.
Ai përdori fjalë fyese kundrejt të gjithë atyre që udhëtonin në autobus e degjeneroi deri në atë pikë sa filloi të shante edhe moshën e tretë.
Siç dëgjohet edhe në video, shumë nga pasagjerët fillojnë t’i thonë të ulë zërin, por ai fillon i fyen. Arsyeja e kësaj sjellje të pajustifikueshme të fatorinos sipas djalit, është se ai po shfrynte inatin me pasagjerët pasi ditën e djeshme e kishin gjobitur.
Një vajzë dëgjohet duke thënë se ai nuk ka të veshur as uniformën e fatorinos, që të tjerët ta respektojnë.
Djali rrëfen për JOQ.al se:
Pershendetje! Faturino…i linjes institut- uzina autotraktori i ofendon, shan njerezit ne menyren me te keqe. Na prishi dhe mengjesin sot gjith kohes duke bertitur. Ja bente kam marr gjob dje Sikur i kishim faj ne sot. Kishte marre nje gjobe a ku di une, po jane gjera qe ndodhin, gjithe shqiptaret marrim gjoba. Edhe ky tipi vinte aty ja bente ju jeni shpellare jeni te merzitshem me cmendni. E ndalonte autobuzin ku ti donte qefi dhe jashte stacioneve sikur ishte shef a ku di une. Ofendonte zonjat dhe pleqte, te gjithe. Ofendoi keq nje zonje i tha fute abonene poshte fustanit se mban dot ne dore.
Mua personalisht pata 3 stacione dhe kastile vinte me levizte 10 her per te par abonene edhe ma bente lere telefonin …shtyu andej ..ca nuk thoshte. Pastaj ja bente kam njerez ne bashki ska njeri qe me pushon. Ore ca Jan keto njerez, thoshte kam vite punoj ne pun shteti dhe sdi te sillet e te repektoje njerezit… biles nje djal u zu keq me te se i shau te motren… dhe per pak sa sperfundoi me sherr… Une di qe faturinot kane rregulloren duhen te levizin me uniforme… dhe ti rrespektojne njerzit…. dhe uroj qe te pushohet sa me shpejt.
Shau nje te moshuar t q*fsha ropt i tha… Dhe u thonte te gjithve beni si k*rva.
Kjo është situata skandaloze e linjave urbane të vendit tonë. Persona që nuk kanë as minimumin e perceptimit të fjalës etikë për të zbatuar profesionin e tyre.
Hallet bien të gjitha mbi qytetarët e thjeshtë, të cilëve iu duhet të durojnë performanca të tilla kaq të ulëta nga këta punonjës të linjave urbane.