Kuriozitete
“Lajthit” moti/ Pas borës dhe stuhive, ja çfarë na pret javën e ardhshme
Fundjava që lamë pas solli një ulje drastike të temperaturave që u shoqëruan me reshje bore e stuhi shiu.
Por, duket se gjithçka do të ndryshojë në ditët në vijim.
Sipas Meteoalb, duke filluar nga dita e nesërme, pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike për orët vijuese, kur ultësira perëndimore do të kalojë në kushtet e kthjellimeve me vranësira kalimtare, por vranësira e reshje të izoluara do të ketë në zonat lindore.
Dita e hënë, sjell mot kryesisht të kthjellët në territor dhe një rritje të lehtë të temperaturave, por moti mbetet i freskët, krahasuar me javën e kaluar.
Sipas meteorologëve, moti përmirësohet ndjeshëm pas datës 14 tetor kur temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë.