Showbiz
“Unë besova tek ty, e mbajte maskën aq bukur”, Fjorentina bën për një lek Olsin me fjalët e saj thumbuese
Ata ishin një nga çiftet më të komentuar të BB, por lidhja e tyre e dashurisë përfundoi sapo ata dolën jashtë.
Fjorentina ka postuar një status në profilin e saj në Instagram ku ka “hapur thesin” për lidhjen e saj me Olsin.
Ajo i drejtohet atij me fjalë të ashpra dhe tingëllon shumë e zhgënjyer nga sjellja e tij.
Ndarjen mes tyre Fjorentina nuk e ka përjetuar aspak mirë dhe më në fund ajo ka vendosur t’i shprehë të gjitha në postimin ku shkruhet:
Nuk e di nga t’ja nis… Më vijnë aq shumë gjëra në mendje që përplasen fort me njëra-tjetrën… Premtime të bëra që s’u mbajtën kurrë … fjalë e vetëm fjalë në dukje të ëmbla, por në të vërtetë fjalë boshe që i mori era… Dhashë shumë nga vetja ime duke besuar në të gjitha ato ça më the, ju kundërvura të gjithëve vetëm për ty sepse besova tek ty … Por çdo gjë ndryshoka … Ështe jeta që na shtrëngon të ndryshojmë… Pak zhgënjimi dhe shumë falsiteti i njeriut që s’e prisja kurrë … Kjo është jeta… Me kohën kupton shumë gjëra dhe mëson se ca njerëz arrijnë t’i mbajnë maskat aq bukur sa është shumë e vështirë t’i kuptosh… Por unë do vazhdoj me kokën lart dhe krenare dhe më e fortë se kurrë sepse shumë herë, gabimet dhe zhgënjimet të bëkan më të fort…