Kuriozitete
Lidhja me kolegen e martuar është fantastike, por po më çmend veprimi i saj
Një 30-vjeçar u lidh me kolegen e martuar, por pas pak kohësh ai ra në dashuri me të. Tani ajo është shtatzënë, gjë që i hap telashe djalit. Ja çfarë i shkruan ky i fundit psikologes së “The Sun”:
Letra e djalit:
“Jam 30 vjeç dhe prej rreth një viti kam një lidhje të fshehtë me kolegen time, e cila është e martuar. Unë jam dashuruar me të që në muajin e parë të lidhjes dhe ajo me mua gjithashtu. E dashura ime është 28 vjeçe dhe është martuar para 9 vitesh, kam kuptuar që i shoqi i saj është xheloz dhe nuk i pëlqen puna që ajo bën. Ajo më tregoi që është shtatzënë dhe do që të mbetemi shokë, por unë jam i sigurt që fëmija është i imi. Ajo i ka treguar edhe bashkëshortit që është shtatzënë dhe ai mendon që fëmija është i tij.
Unë dua që ajo të ndahet dhe të martohet me mua, por ajo nuk pranon. Pa të s’kam jetë dhe nuk mundem ta mendoj që fëmijën tim ta rrisë dikush tjetër. Çfarë të bëj?”
Përgjigjja e psikologes:
“Nuk ke shumë alternativa pasi e dashura t’i ka prerë ato dhe të ka kërkuar që të largohesh. Ndoshta duhet të bësh edhe një përpjekje për të folur me të dhe për ta bindur që të ndahet nga bashkëshorti e të jetoni bashkë.”