Kuriozitete
Shpërthen makina e inspektores së Drejtorisë Arsimore në Shkodër
Shpërthen makina e inspektores së Drejtorisë Arsimore në Shkodër
Një automjet tip “Wolkswagen”, ka shpërthyer pak pas mesnate, në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës ku kanë konstatuar se si pasojë e shpërthimit kishte marrë flakë mjeti tip Volkswagen me targa AA700IY.
Mësohet se automjeti ishte në pronësi të 60 vjeçares Frida Kopliku, banuese në lagjen "Vojo Kushi", me detyrë Inspektore në Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër.
Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje dyshohet se ka patur një shpërthim të lehtë poshtë mjetit i cili ka qenë i parkuar dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë.
Automjeti është dëmtuar lehtë në pjesën e prapme, dhe nuk ka patur dëme në njerëz. Policia dhe grupi hetimor po kryhejnë veprimet, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.