Connect with us

Veliaj e ka marrë seriozisht Maratonën e Tiranës, stërvitet në kodrat e Liqenit

Kuriozitete

Veliaj e ka marrë seriozisht Maratonën e Tiranës, stërvitet në kodrat e Liqenit

Veliaj e ka marrë seriozisht Maratonën e Tiranës, stërvitet në kodrat e Liqenit

Kur na ndajnë edhe 3 ditë nga Maratona e Tiranës, qindra vullnetarë të regjistruar për t’u bërë pjesë e saj po vijojnë përgatitjet intensive në Parkun e Madh të Liqenit Artificial apo në parqet e reja të ngritura në periferi të kryeqytetit.

Grupit të vullnetarëve iu është bashkuar dje edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e ka marrë seriozisht stërvitjen për Maratonën e Tiranës. Ai ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, teksa është duke u trajnuar në pistën e vrapit në kodrat e Liqenit Artificial së bashku me disa vrapues të tjerë.

Veliaj po stërvitet prej disa javësh në Kodrat e Liqenit Artificial, për t’u përgatitur për Maratonën e së dielës, e cila tashmë ka nisur rrugën e krijimit të një tradite sportive në kryeqytet.

Të dielën e 15 Tetorit kryeqyteti do të mirëpresë Maratonën e Tiranës, në të cilën janë regjistruar për të marrë pjesë mbi 2500 vrapues nga 40 shtete të botës. Ndërkohë që, të gjithë ata që tashmë janë regjistruar, bip-in mund ta tërheqin në datat 13 dhe 14 Tetor nga ora 09:00-20:00 te Sheshi Nene Tereza.

Maratona e Tiranës zhvillohet në 3 kategori: 21 km ku marrin pjesë atletë profesionistë; 10 km ku marrin pjesë vrapues amatorë dhe “We too”, gara për persona me aftësi ndryshe. Për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste, Bashkia e Tiranës fton gjithë qytetarët e Tiranës që nuk garojnë, të dalin në datë 15 Tetor dhe të mbështesin sportistët pjesëmarrës.

Maratona do të përshkojë disa nga pikat më kryesore të qytetit, e për këtë arsye Bashkia e Tiranës, përmes Policisë Bashkiake dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve për mbarëvajtjen e saj.

Kështu, Bashkia e Tiranës informoi dje qytetarët se kufizimi i qarkullimit të automjeteve, por edhe i parkimit të tyre, në segmentet ku do të zhvillohet Maratona e Tiranës do të fillojë në datën 13 Tetor deri në 15 Tetor 2017, nga ora 00:00 të datës 13 Tetor deri në orën 14:00 të datës 15 Tetor.

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për ndalimin e parkimit më datë 15 tetor, në rrugët: Bulevardi Zogu 1; Bulevardi Dëshmorët e Kombit; Rruga “Ibrahim Rrugova”; Segmenti i Rrugës “Ibrahim Rrugova” deri te Sheshi “Nënë Tereza”; Rruga e Kavajës në segmentin Qendër – Poliklinika 9; Rruga “Abdi Toptani”; Rruga “George Ë. Bush”; segmenti nga kryqëzimi i Rrugës “Abdi Toptani” me kryqëzimin e Rrugës “Lekë Dukagjini”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top