Kuriozitete
VIDEO/Kjo është kënga e Kastro Zizos që nuk u pranua në festivalin e RTSH-së
VIDEO/Kjo është kënga e Kastro Zizos që nuk u pranua në festivalin e RTSH-së
Mes 70 këngëve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e Festivalit të 56-të të Këngës në RTSH, 22 prej tyre janë votuar nga juria e përbërë nga Markelian Kapidani, Luan Zhegu, Ben Andoni, Sokol Marsi, Edmond Rapi për t’u ngjitur në skenë në festivalin e fundvitit.
Mes 48 këngëve të skualifikuara, ishte dhe “I huaji” i Kastro Zizos, historia e një djali i cili largohet jashtë shtetit si emigrant, pavarësisht lotëve të nënës së tij.
Ai zhvendoset të jetojë diku larg, nisi një punë si pjatalarës, pra historia e një shqiptari që jeton si i huaj në një shtet tjetër, një këngë ku e gjejnë veten shumë prej nesh.
I ftuar në “Top Magazine”, Kastro është shprehur se çështja është përdorur politikisht, por që as ai vetë nuk ka marrë asnjë përgjigje nga organizatorët e festivalit për arsyet se përse kënga e tij nuk është pranuar.
Këngën që ai do e këndonte në festival e ka interpretuar në “Top Magazinë”.
E ndiqni në videon e mëposhtme: www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.