Connect with us

Rrëfimi që po tronditë Kosovën: Nëna ime ka dashnor mirëpo unë e…!

Kuriozitete

Rrëfimi që po tronditë Kosovën: Nëna ime ka dashnor mirëpo unë e…!

Qenka e rëndë kur dikush ta rrahë nënën në shtëpinë tënde dhe ti e kupton se ai qenka dashnori i saj. Tashmë e urrej edhe nënën, por më duhet të pajtohem me fatin se nuk kam baba dhe duhet t’i përballoj të gjitha…, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, D.
“Nuk mund të mësoj, edhe pse jam regjistruar në kursin veror për mësimin e gjuhës angleze. Nuk dal askund me shoqëri, por as nuk mund të fle, sepse prindërit e mi janë ndarë para dy vjetësh. Por, ky nuk është i tërë problemi. Vjen dashnori i nënës sime në banesën tonë dhe fle me nënën time, kurse unë fle vetëm, në dhomën tjetër. Tash jam 12 vjeçe dhe i kuptoj të gjitha, por më pengon shumë ai, i cili vjen në banesën tonë si të jetë banesa e tij. Në fillim, sa herë që vinte ai, nëna më thoshte të shkoja te fqinji ynë, Beni, e të luaja me të, kurse kohëve të fundit nuk më thotë asgjë, por mbyllet me të nën dhomën e fjetjes, kurse unë rri në kuzhinë duke shikuar televizorin ose dal para banesës dhe luaj me shoqet e hyrjes sonë…
E rrihte nënën dhe…
Ditë më parë, derisa luaja me shokë e shoqe para ndërtesës sonë, u ngatërruam thuajse për asgjë. Një shoqe imja, e cila edhe u grind me mua, më tha troç:
“Po të ishe trime, siç je tash, do e dëboje dashnorin e nënës tënde nga shtëpia, e jo ai të fle aty sa herë që të dojë…”.
Kjo gjë më bëri të ndihesha keq, ma ngriti gjakun… Sepse, nuk isha më vajzë e klasës së parë, por sapo e kreva klasën e gjashtë dhe merrja sado pak erë nga jeta…
E hidhëruar shkova në banesë dhe posa hyra brenda i thash nënës:
“A është e vërtetë se ai… shoku yt…, që po vjen në banesën tonë, është dashnori yt?”.
“Pse?!”, ma ktheu me habi ajo. “Kjo nuk është punë për ty!”, më qortoi ajo.
Dhe, nuk voni shumë e ai erdhi. Edhe atë natë, si zakonisht, meqë ishte mbrëmje, qëndroi te ne. Pas mesnate ma nxorën gjumin shuplakat e tij teksa e rrihte nënën time. E pata vështirë teksa e dëgjoja nënën kah qante, kah dëneste…
Pas shuplakave pasonin edhe veprimet tjera të pakëndshme në shtrat, të cilat sjellje as që ia kujtonin ndonjërit se unë isha aty, në dhomën tjetër dhe i dëgjoja pa dashje…
Të nesërmen, por edhe ditëve të tjera në vazhdim, as që doja ta shihja time nënë me sy. E urrej me tërë shpirtin dhe për herë të parë e ndjeva me shpirt mungesën e babait tim, i cili para dy vitesh iku prej nesh, duke na lënë vetëm dhe shkoi në Zvicër, ku edhe jetonte dhe punonte prej kohësh…
Kështu, pas asaj dite jeta ime vazhdonte me trauma psikike dhe për këtë ime ëmë as që brengosej, por qëllimi i saj i vetëm ishte kënaqësia me dashnorin dhe asgjë tjetër…
Nuk fliste me mua…
Një mbrëmje i thash nënës ta largonte nga shtëpia atë njeri, që për mua dita-ditës bëhej gjithnjë e më bajat. Por, ajo ma ktheu:
“Unë nuk mund ta largoj, sepse ai po na mban. Kur të rritesh ti, punësohu dhe tek atëherë mund të jetojmë të pavarur prej tij”.
“Turp të kesh! E shet veten për të jetuar?!”, i thash pa mëdyshje. “Pse nuk e thërret babanë tim dhe t’i tregosh se nuk kemi nga të ekzistojmë, në mënyrë që ai të na dërgojë para, por na mban ai që të rrahë sa herë t’i teket, sa herë të dojë?!”.
Dhe, për çudi, ime ëmë ia kishte thënë të gjitha atij dhe nga ai moment ai më nuk fliste me mua, madje as nuk më përshëndeste, ndonëse shkuarje-ardhjet e tij në banesën tonë as sot e asaj dite nuk kanë të ndalur…D

https://www.youtube.com/watch?v=9uSFvZTV6z0

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top