Kuriozitete
Goditet grupi që merrej me prostitucion, 7 persona në pranga
Goditet grupi që merrej me prostitucion, 7 persona në pranga
Goditet një grup kriminal në Shkodër gjatë një operacioni policor ku në pranga kanë rënë 7 persona.
Bëhet me dije se gjatë operacionit kombëtar “Forca e ligjit”, është ndaluar një grup (Balerina) që merrej me prostitucion.
Mësohet se në pranga kanë rënë:
– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.
-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.
– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.
– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.
– A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.
– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.
Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N., banues në qytetin e Shkodrës.
Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
• Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.
• Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.
• Një armë zjarri pistoletë.
• Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.
• Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.
• Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh./a.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.