Kuriozitete
Vidhet shtëpia e ministrit në mes të Tiranës, dalin paratë me thasë. Policia fsheh ngjarjen?!
Posted By: Fokus October 11, 2017
Ditën e sotme gazeta partiake Rilindja Demokratike ka raportuar për një ngjarje kriminale që sipas saj fshihet nga policia.
Sipas RD-së, “një nga shtëpitë e ministrit të afërt të Ramës, Damian Gjiknuri është vjedhur në orët e mesditës së djeshme. Shtëpia gjendet në rrugën “Fortuzi” pas Ministrisë së Drejtësisë dhe është në katin e tretë të një pallati. Hajdutët kanë hyrë në banesë nga dritarja e banjos të banesës dhe kanë nxjerr prej ande thasë me para. Policia po e fsheh këtë ngjarje”.
Nuk dihet sa i vertetë është ky informacion që transmeton RD-ja, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka reguar ende dhe nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për vjedhje banese tek rruga Fortuzi, aq më pak shtëpia e një ministri.