Kuriozitete
Sa paguhen aktoret e filmave pornografikë për çdo akt të ndyrë që e bëjnë?
Njerëzit shpeshherë thonë se të fitosh para nga seksi është një punë e ndyrë që nuk paguan shumë. Mirëpo, pasi t’i shikoni këto shifra, nuk do të pajtoheni me këtë gjë.
Kalkulimi i asaj se sa saktësisht fiton një yll pornografik, është me të vërtetë proces i vështirë. Ka shumë faktorë që ndikojnë në pagën e një aktori, transmeton Telegrafi.
Ndër këta faktorë janë: mosha, pamja fizike, madhësia, mënyra e prodhimit etj.
Veç kësaj, faktorë tjerë që ndikojnë në pagën e një aktori/e janë edhe llojet e skenave që prodhohen (p.sh., e vetme, vajzë me vajzë, djalë me vajzë, etj.)
Pastaj ndikojnë edhe aktet seksuale si, lakuriqësia, seksi anal etj. Ndikon buxheti i producentit, pasi që mund të dëshirojnë ta bëjnë të duket si film amatoresk, ose profesional etj.
Sidoqoftë, DirtyDot tregon më saktësisht se sa mund të jenë pagat e aktorëve pornografikë, duke u bazuar në faktorët e lartcekur.
Film pornografik i realizuar vetëm me një person lakuriq: 340 – 612 dollarë
Film pornografik i realizuar me dy vajza: 700 – 1,200 dollarë
Film pornografik i realizuar me një vajzë dhe një djalë: 300 – 1,500 dollarë
Industria e filmave pornografik është ndër të paktat industri ku gratë fitojnë më shumë se meshkujt. Mesatarisht, meshkujt fitojnë mesatarisht rreth 30,000 dollarë në vit, përderisa gratë fitojnë rreth 70,000 dollarë në vit.
Femrat – të cilat janë yje të filmave pornografikë – kanë edhe mundësi tjera, ku mund të kërcejnë striptiz në klube të natës, e ku mund të paguhen mbi 2,000 dollarë brenda nate. /Telegrafi/