Kuriozitete
Kush është tutori “Tata”, babai i dy fëmijëve i kapur nga “Balerinat” për prostitucion
Kush është tutori “Tata”, babai i dy fëmijëve i kapur nga “Balerinat” për prostitucion
Dalin detaje të reja mbi tutorin shkodran, i cili akuzohej për shfrytëzim prostitucioni. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të zhvilluar gjatë së shtunës, i koduar “Balerinat”.
Rinard (Frederik) Tota (Tata) 50 vjeç, akuzohet se kanë krijuar një rrjet prostitucioni që funksiononte në Shkodër, ku ai kishte rolin e kreut të grupit.
Ai rezulton i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ndërsa ka ndërruar disa herë emrat ku njihej edhe si Rinard edhe si Frederik, ndërsa mbiemrin nga Tota e kishte kthyer në Tata, me synim që t’i shpëtonte policisë, për shkak se rezultonte i përfshirë edhe në vepra të tjera penale.
I dyshuari kishte në pronësi një ambient tre katësh, i cili u sekuestrua në në kuadër të operacionit kombëtar “Forca e ligjit” që ka të bëjë me sekuestrimin e aseteve të ardhura nga aktiviteti kriminal dhe që dyshohej se ishte vatra e prostitucionit.
Në fotografitë që shikoni, ai shihet i rrethuara nga vajza dhe në shtrat me to.
Gjatë operacionit policorë krahas Totës u arrestua edhe Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Shkodër; S.M., 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni; A.M., 33 vjeçe, banuese në Shkodër; A.Ll., 33 vjeçe banuese në Burrel; A.N., 25 vjeçe, banuese në Lezhë; A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.
Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.
Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “Tata”, në qytetin e Shkodrës.
Lidhur me këtë aktivitet hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”. /a.y/noa.al
Goditet grupi që merrej me prostitucion, 7 persona në pranga
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.