Kuriozitete
Vendosën të shkurorëzoheshin, por shikoni si e ndan çifti shtëpinë (Foto)
Një çift rus vendosi që të shkurorëzohej, por ata kishin një problem pasi nuk po binin dakord për shtëpinë.
“Mirror” shkruan se si bashkëshorti ashtu dhe e shoqja, donin ta mbanin. Për këtë arsye, gjykata vendosi që shtëpia të ndahet 50-50.
Por 45-vjeçarja Margarita Tsvinenko duket se nuk ka mbetur shumë e kënaqur nga kjo ndarje.
Arsyeja është se e ndanë me mur në mes, e ajo vuri re që shkallët për të shkuar në dhomën e saj ishin nga krahu i burrit, transmeton shekulli. Por tani si do ta zgjidhni?
Nëna e dy fëmijëve ka bërë ankesë në gjykatë, e kjo e fundit i ka thënë që të bëjë shkallë të reja.