Kuriozitete
61-vjeçarja kërkon burrë me 100 mijë euro, vajza ia sjell në studio live
61-vjeçarja kërkon burrë me 100 mijë euro, vajza ia sjell në studio live
Një histori e çuditshme është bërë pjesë sot e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Rovena i bëri një surprizë të pazakontë nënës së saj, zonjës Bukurie.
Pasi tregoi historinë e dhimbshme të jetës së saj, peripecitë që ka kaluar pasi është divorcuar nga bashkëshorti me të cilin ka dy fëmijë dhe u detyrua që për disa vite mos t’i takonte pasi nuk ja lejonte ish-burri ajo tregoi për dëshirën e saj dhe të motrave dhe vëllait për të martuar mamanë e tyre e cila është 61 vjeç.
Rovena thotë se shpeshherë kanë bërë shaka dhe mamaja e saj nuk pranon që të martohet përsëri. Por, shton se nëse do të pranojë, do ta bëjë për një burrë që të ketë 100 mijë Euro.
Stafi i emisionit i ka bërë një surprizë dhe ka gjetur një burrë të quajtur Kujtim, i cili shkon në studio.
Ai ka me vete një valixhe me 100 mijë Euro. Sigurisht ai luan rolin pasi mëson disa të dhëna rreth jetës së të ëmës së Rovenës./tvklan/.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.