Connect with us

10 arsye pse të rinjtë preferojnë të studiojnë jashtë vendit

Kuriozitete

10 arsye pse të rinjtë preferojnë të studiojnë jashtë vendit

10 arsye pse të rinjtë preferojnë të studiojnë jashtë vendit

Nga Zamira Çavo

Rreth 3-4 mijë të rinj cdo vit largohen për të studiuar cdo vit jashtë vendit. Arsyet ndoshta I mendojmë të gjithë, por unë po i rendis si më poshte:

-Shteti vetë po nxit në mënyrë permanente largimin e të rinjve jashtë vendit. Po të shikoni të gjitha vendet e lira të punës,ose standardet që ka vedosur shteti ynë për kualifikime postuniversitare ose per gradime. vendos me përparësi “të ketë studiuar në një universitet te huaj”.

-Shteti ynë ka krijuar të gjitha kushtet që cdo ambasada të huaja apo cdo ojf që mund të ofrojë programe studimi jashtë vendit, të ketë të gjitha kushtet ligjore për të vepruar. Dhe kjo do ishte shenjë shumë pozitive nëse do shoqërohej me politika të mirmenduara dhe mirfinancuara për kthimin e gjithë kësaj force rinore dhe intelektuale në Shqipëri. Por jo! Shteti vetem nxit largimin ,por nuk do t’ja dije për kthimin!

-Nga ana tjetër shteti nuk bën gjë tjetër vecse pranon indirekt, dobësinë e theksuar të universiteteve tona. E thënë më thjeshtë, shteti shqiptar nënvlerëson deri në ekstrem të diplomuarit në vend. Duket paradoksale pasi kemi katër vite që dëgjojmë për mrekullitë e reformimit të sistemit tonë Universitar!

-Studimet në Shqipëri po sjellin cdo ditë e më shumë cvlerësim të standardeve dhe propogandë demagogjike. Sistemi parauniversitar është future në një qerthull ku mësuesi futet në testime pafund( asgje nuk ka të bëjë me cilësinë) dhe ngarkohen me pafundësi shkresash që nuk do i lejojë mësuesit të ketë kohë fizike të abdetohet me të rejat e lëndës së tij.

– Ligji për arsimin e lartë ka mbetur aty ku nisi, pa infrastrukturën e duhur ligjore, duke u endur mes një anarkie administrative. Sa për cilësinë askush nuk interesohet!

– Largimi jashtë vendit nga të rinjtë që pretendojnë të studiojnë jashtë vendit, më së shumti lidhet me mundësitë që kanë këta të rinj për të qëndrojnë në shtete ku studiojnë. Një pjesë gjithnjë e më e vogël e atyre që kanë studiuar jashtë vendit, rikthehen në Shqipëri. Pra studimi jashtë vendit shihet si një mundësi për një qëndrim definitive edhe nëse nuk përfundon studimet. Koha është e përshtatshme për të siguruar ndonjë vend pune.

– Dhe kur kthehen të rinjtë që kanë studiuar jashtë vendit, ndeshen në vend me “brrylat” a atyre që kanë mbështetjen apo lidhjet e duhura nga politika. Zhgënjimi në këtë rast është edhe më I madh. Por rikthimi në vendin ku kanë studiuar shndërrohet më tej në një endërr të përditshme por shumë herë .më të vështirë për tu realizuar!

– Por edhe nëse të rinjtë kthehen nga studimet e kryera me sukses jashtë vendit, sërish përballen më një pagë gati qesharake, (gjithnjë në pacin fatin e një vendi pune) , që e shtynë sërish të riun apo të renë, të mendojë vetëm për largimin nga vendi!

– Shteti shqiptar megjithëse ka propoganduar se ka programe të mira për kthimin e trurit, sërish nuk ka bërë asgjë reale për ti integruar këta individë në jetën tonë. Të nxitur nga endrrat rinore të rinjtë studiuan në degë edhe të vecanta, të cilat as që kanë egzistencë ne vendin tonë dhe që fatkeqësisht askush nuk e ve ujin në zjarr për ti promovuar.

-Së fundmi : Një vend zhvillohet kur arsimi I tij prosperon e hap rrugët e dijes. Këtë e ben një politikë e mirë arsimore. Po cilës poltikë do ti interesonte kjo? Ata që e kanë politikën si mjetin e tyre të fitimit e luksit ndërprezor, ata kurrë nuk do impenjohen vërtetë për ta bërë arsimin shqiptar të vlershëm e dinjitoz! Ata do vazhdojnë të promovojnë studime jashtë vendit, largimit të të rinjve si dhe dobwsisë së sistemit arsimor në vend, për ti hapur rrugë verbërisë mendore dhe pamundësisë për të reaguar!

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top