Kuriozitete
Myfarete Laze: Tuna përdor zogun, unë përdor zërin
Myfarete Laze: Tuna përdor zogun, unë përdor zërin
Ajo është një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare, veçanërisht asaj të lehtë.
Kur këndonte në festivalet e këngës në RTV, Myfarete Laze bëri karrierë, me një seri këngësh.
Më të njohurën në vite, sigurisht që ka “Pragu i vegjëlisë”.
Tani, Myfaretja nuk heq dorë nga muzika, por nuk ngurron as të thumbojë disa që bëjnë dhe ata muzikë.
Tuna ka qenë në fokusin e Myfaretes teksa pyetej në emisionin “Thumb”.
Teksa është ngacmuar nëse ka apo jo inat për suksesin e Tunës (Altuna Sejdiu), Myfarete laze tha se ajo vetë ka zgjedhur të përdorë zërin:
“Edhe zogun e Tunës e njoh. Po pse dua ta shoh me atë… Ajo do të përdorë zogun, unë përdor zërin, zë për zë njësoj jemi”, – u shpreh duke qeshur këngëtarja.
Myfarete Laze ka folur për karrierën muzikore, por edhe ka treguar se vajzat e saj pëlqenin shumë muzikën e Eminem.
“Vajzat e mia i kam pas dashuru me Eminem, në kohën time kam dëgjuar Joe Cocker”, tha Myfarete Laze.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.