Kuriozitete
Përfundon përkthimi, dosja “Habilaj” dorëzohet sot në Prokuorinë e Krimeve të Rënda
Përfundon përkthimi, dosja “Habilaj” dorëzohet sot në Prokuorinë e Krimeve të Rënda
Përfundon përkthimi i dosjes “Habilaj”, ku përmendet emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si i përfshirë në trafik droge.
Kështu bëri me dije paraditen e kësaj të hëne, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Ajo deklaroi se dosja do i dorëzohet sot Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ministrja deklaroi se për përkthimin e dosjes ministria kishte dhjetë ditë kohë dhe se ajo ka zbatuar rregulloren.
“Ne kemi kryer të gjitha procedurat sipas ligjit. Besoj sot do t’ia transmetojmë Prokurorisë. Dosja na ka ardhur para gati dhjetë ditësh. Ka përfunduar përkthimi dhe do ta dorëzojmë sot”, u shpreh Gjonaj.
Dosja voluminoze me 1800 faqe, është përkthyer në Ministrinë e Drejtësisë dhe tashmë do i kalojë Prokurorisë, për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.