Kuriozitete
Një burrë thyen urdhrin e mbrojtjes, përndjek dhe kanos ish-bashkëshorten
Një burrë thyen urdhrin e mbrojtjes, përndjek dhe kanos ish-bashkëshorten
Një burrë në Berat ka përndjekur dhe kanosur në mënyrë të përsëritur ish-bashkëshorten e tij duke i shkaktuar kësaj të fundit gjendje frike dhe ankthi.
Fatjon Muço, 48 vjeç , banues në fshatin Bilç, Berat u vu në pranga gjatë ditës së djeshme, pasi ka kanosur në mënyrë të përsëritur ish- bashkëshorten A.Gj.
E dëmtuara, e moshës 56- vjeçare është paraqitur në polici dhe ka kërkuar ndërhyrjen e uniformave blu për të frenuar dhunën psikologjike që pësonte nga Muço.
Për shkak të përndjekjeve dhe kanosjes së vazhdueshme gruaja ishte pajisur me urdhër mbrojtje, i cili ishte shkelur nga 48- vjeçari.
Në këto kushte pas denoncimit të djeshëm, Fatjon Muço u arrestua nën akuzën “Përndjekja”, “Kanosje për të mos kallzuar”, “Veprime në kundërshtim me vendimet e Gjykatës”. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.