Kuriozitete
“Arrest me burg” për Orest Sotën, Prokuroria: Paratë e gjetura në makinë janë të Tahirit
“Arrest me burg” për Orest Sotën, Prokuroria: Paratë e gjetura në makinë janë të Tahirit
Gjykata e Krimeve të Rënda kanë vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për Orest Sotën.
Ai është arrestuar pasi ju gjetën në makinë 863 mijë euro dhe dy patenta në emër të ish- ministrit Saimir Tahirit.
Në seancën e zhvilluar, Orest Sota ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë, ndërsa prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg”.
Dyshja e prokurorëve Gent Osmali dhe Elisabeta Ymeraj kanë deklaruar se paratë e gjetura në makinën e tij, janë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ata dyshojnë se ish ministri Tahiri i ka përfituar ato para përmes aktivitetit kriminal.
Pas seancës për Sotën avokati Fatmir Braka deklaroi se sasia e parave të gjetura janë të biznesmenit Lefter Sota dhe se i duheshin për kurimin e bashkëshortes. “Sota nuk ka pasur dijeni për këto patenta. Paratë janë të gjitha të justifikuara”, tha ai. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.