Kuriozitete
Basha: Vangjush Dako është kapur duke bashkëpunuar me kriminelët, Rama e mbron
Basha: Vangjush Dako është kapur duke bashkëpunuar me kriminelët, Rama e mbron
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bassha në një deklaratë për mediat ka zbuluar se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është nën hetim pasi ekzistojnë përgjime të tij dhe kriminelëve që u ofron tendera në këmbim të votave në zgjedhjet e 25 qershorit.
"Me grupet kriminale, shit-blerja e votave u konfirmua nga raporti i OSBE-ODIHR. PD e ka ngritur me forcë problemin se Rama ka përdorur bandat e drogës në çdo qytet. Vangjush Dako është kapur duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit ku i kërkon të blejnë votat.
Shërbimet inteligjente e kanë kapur gafil Dakon. Ai u premton tendera kriminelëve, janë miliona euro, që ata të siguronin vota për PS. Këto pazare janë në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ketë e di Gjushi dhe mentori i tij Edi Rama", u shpreh Basha.
Më tej kryedemokrati deklaroi se ata kanë ndërhyrë për të larguar prokurorin që u mor me këtë çështje, që sipas Bashës kjo është një nga çështjes e dorëheqjes së shefit të SHISH.
"Rama është hedhur në sulm për të mbrojtur Gjushin dhe të tjerët. Largoi prokurorin Anton Martini. Prokurori largohet me ngritje në Shkodër, me shpresën për të shpëtuar Gjushin nga prangat", tha Basha.
Në fund kreu i PD-së i ka kërkuar prokurorit të përgjithshëm nëse lëvizja e Martinit është bërë nën presionin e Edi Ramës.
"Ka prova për kriminalizimin e qeverisë shqiptare. PD do të çmontojë lidhjet e Ramës me krimin. Shqiptarët e panë me zë e figurë si Rama mbrojti Tahirin nga akuzat e antimafias italiane.
PD është e vendosur në betejën e saj për largimin dhe krijimin e një qeverie antimafia. Shqiptarët do përfundojnë nga krimi i bërë njësh me politikën. PD do japë mbështetjen që Dako të japë përgjigje për bashkëpunimin me kriminelët",përfundon Basha. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.