Connect with us

70 vjet martesë, ja si do ta festojnë këtë përvjetor Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip

Kuriozitete

70 vjet martesë, ja si do ta festojnë këtë përvjetor Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip

70 vjet martesë, ja si do ta festojnë këtë përvjetor Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip

Mbretëresha ka një buzëqeshje të lehtë në fytyrë, kurse Duka i Edinburgut qëndron serioz krah saj në foton zyrtare për 70-vjetorin e tyre të martesës.

Festimet për këtë përvjetor, ndryshe nga përvjetorët do të jenë private, thjeshtë një darkë familjare në Windsor Castle.

Në festën e organizuar nga kushërira e mbretëreshës, Elizabeth Anson, në darkë do të jenë të pranishëm vetëm 4 fëmijët e familjes mbretërore dhe 8 nipërit dhe mbesat.

Për këtë ditë nuk janë planifikuar ngjarje publike, megjithatë në Westminster Abbey në orën 14, sipas kohës së Evropës së Mesme, do të bien kambanat për nder të këtij përvjetori.

Çifti është martuar më 20 nëntor të vitit 1947 në Westminster Abbey të Londrës, në një ceremoni madhështore, në të cilën kanë marrë pjesë burrështetasit dhe familjet mbretërore nga e gjithë bota dhe është shikuar nga një masë e madhe dhe e gëzuar e njerëzve.

Kjo është martesa që ka zgjatur më shumë në historinë e familjes mbretërore. Kur u martuan mbretëresha ishte 21 vjeç dhe Duka 26 vjeç. Sot ata janë 91 dhe 96 vjeç. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top