Kuriozitete
Në pritje të ekstradimit, Ballist Morina merr një lajm të mirë në qeli
Në pritje të ekstradimit, Ballist Morina merr një lajm të mirë në qeli
Ballist Morina qëndron i burgosur prej afro tre muajsh në Dubrovnik të Kroacisë në pritje të një urdhër ekstradimi në Serbi.
Por teksa ai ka apeluar ekstradimin , një tjetër lajm mjaft i gëzueshëm ka mbërritur në jetën e tij.
Ballist Morina është bërë babai i një djali që i vunë emrin Flamur, në respekt të gjestit të babait të tij gjatë ndeshjes Shqipëri- Serbi, ku ai ngriti dronin me banerin Auitochtonus.
Sipas familjarëve djali i porsalindur gëzon shëndet të mirë dhe lajmi i mrekullueshëm i ka shkuar së pari ‘Ballistit’ në qeli.
Flamuri është fëmija i tretë i Morinës, ndërsa ky i fundit aktualisht qëndron ende në pritje pasi ka kërkuar rishqyrtim të çështjes së tij pas refuzimit për t’u ekstraduar në shtetin fqinj.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.