Kuriozitete
E rëndë, një person i jep fund jetës me vetëvarje
E rëndë, një person i jep fund jetës me vetëvarje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën sotme në Bilisht të Korçës, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës me vetëvarje.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Selcë", në afërsi të qytetit të Bilishtit, ndërsa viktimë ka mbetur 48 vjeçari G.P., lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Kanë qenë familjarët e tij ata që e kanë gjetur trupit e pajetë të 48 vjeçarit pa shenja jete dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, rezulton se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvarur.
Paraprakisht dyshohet se viktima mund t’i ketë dhënë fund jetës për shkak të depresionit.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale të rastit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.