Kuriozitete
Polici qëllon për vdekje hajdutin, në krahë mbante edhe fëmijën e vet
Polici qëllon për vdekje hajdutin, në krahë mbante edhe fëmijën e vet
Pamjet janë shokuese, dhe tregojnë momentin kur një oficer policie qëllon për vdekje një hajdut.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në një farmaci në Brazil, ku pasi hyri brenda policia pa disa grabitës të maskuar, të cilët kishin hyrë për të vjedhur.
Ngjarja bëhet akoma edhe më tragjike ku, në momentin që qëlloi me armë në drejtim të njërit prej personave, polici mbante në krahë fëmijën e vet, ndërsa gruaja e tij u bë dëshmitare e skenës.
Efektivi Rafael Souza nuk u mendua dy herë dhe nxorri pistoletën duke qëlluar për vdekje hajdutin.
Souza, i batalionit të 49-të Metropolitan, tha se i dyshuari kishte për qëllim që ta qëllonte, kështu që ai reagoi.
Ai nxorri pistoletën e tij dhe vrau një nga sulmuesit në një distancë të afërt, përpara se të ndiqte një tjetër person. /k.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.