Kuriozitete
Goditet banda shqiptare e prostitucionit në Itali, zbulohen emrat
Goditet banda shqiptare e prostitucionit në Itali, zbulohen emrat
Goditet një bandë shqiptare në Itali e cila merrej me shfrytëzim prostitucioni.
Autoritetet iataline kanë goditur bandën që vepronte në Firence, ku në pranga kanë rënë 5 persona ndërsa 2 të tjerë do ndiqen në gjendje të lirë.
Vajzat rekrutoheshin nga shqiptarët si të fejuarat e tyre dhe më pas i shfrytëzonin për prostitucion.
Mediat italiane shkruajnë se tutorët i detyronin vajzat të dilnin në rrugë dhe u ofronin klientëve edhe apartamente gjatë shërbimit.
Ndërkaq janë zbuluar edhe identitetet e personave të arrestuar.
Emrat vijojnë si më poshtë:
– Giovanni Monaco, 53 vjeç;
– Mentor Domazeti, 39 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;
– Asim Koleci, 30 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;
– Lulzim Hoxha, 41 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;
– Myslym Hoxha, 28 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali.
Të pandehurit ndaj të cilëve është vendosur masa e detyrimit të qëndrimit në komunën ku banojnë:
– F.A.M., i lindur më 1967.
– M.M.A., i lindur më 1995.
Ndaj shqiptarit B.M., 39 vjeç, gjykata ka vendosur ndalim qëndrimi në provincën e Caserta-s, ndërsa ndaj një tjetër personi nën hetim, arrest shtëpiak.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.