Kuriozitete
Donte t’i dërgonte foto provokuese të dashurit nga makina, studentja shkakton aksident
Telefoni në makinë nuk duhet përdorur, jo vetëm për të folur, por as për të naviguar në Internet apo për të bërë foto. Por, një studente në Teksas nuk i ka respektuar këto rregulla dhe e ka pësuar keq.
19 vjeçarja është bërë shkak e një aksidenti në Teksas duke u përplasur me një automjet policie, ndërsa ishte duke realizuar një selfie topless.
Miranda Rader është ndaluar menjëherë nga policia, ku më pas ka bërë të ditur se do të realizonte një foto për t’ia dërguar të dashurit në Snapchat.
Fatmirësisht në këtë rast aksidenti ishte pa pasoja dhe me siguri kjo e re në SHBA zor se do ta prek me dorë më telefonin teksa është duke drejtuar automjetin, aq më tepër kur të shikojë edhe gjobën që do marrë për këtë rast.
Ndërsa menjëherë ajo është bërë pjesë e të gjitha mediave apo rrjeteve sociale, fotot e të cilës janë përhapur kudo, veçse tek i dashuri i saj jo