Kuriozitete
I vihet zjarri makinës së policit në Vlorë, dyshimet mbi ngjarjen
I vihet zjarri makinës së policit në Vlorë, dyshimet mbi ngjarjen
I vihet zjarri një automjeti në pronësi të një efektivi policie në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa ka qenë i parkuar.
Më konkretisht rreth orës 03:10, ende pa zbardhur e marta, policia është njoftuar prej një telefonate se në lagjen “Pavarësia” Vlorë, pranë palestrës se Mundjes, një mjet ka marrë flakë.
Efektivët e policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, prej nga të cilat mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.
Nga verifikimi dhe hetimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip “Benz", është në pronësi të Z.Z., punonjës policie në komisariatin e Policisë Vlorës.
Dyshohet që zjarrëvënia të ketë qënë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motorri është konstatuar lëndë djegëse.
Aktualisht grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.