Kuriozitete
Një vit pa Ergi Dinin, motra e tij drithëron me vargjet për këngëtarin e ndjerë
Një vit pa Ergi Dinin, motra e tij drithëron me vargjet për këngëtarin e ndjerë
Ditën e sotme mbushet një vit që nga aksidenti tragjik, ku humbi jetën këngëtari Ergi Dini.
Këngëtari i ndjerë u nda nga jeta teksa udhëtonte me motor bashkë me shokun e tij Kejdi Halili.
Dy shokët 21-vjeçarë po udhëtonin me një motor pranë urës së “Bllokut” në Bulevardin “Bajram Curri”, teksa Halili humbi kontrollin e mjetit.
Nëna e tij Barbana Dini, ka emocionuar ditën e sotme me disa vargje drithëruese, të cilat i ka shkruar e ëma dhe që i ka ndarë për të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i Barbanës
Miq e dashamirës!
U bë një vit që Ylli im, Ergi, ju bashkua yjeve të tjerë, në qiell!
U bë një vit, që zemra ime rreh edhe për të.
U bë një vit që stuhitë e dhembjes së shpirtit, më rrëzojnë. Por në çdo çast të vështirë, kam ndjerë një dorë që shtrihej, për të më ngritur.
Ajo dorë, jeni ju, miq dhe dashamirës.
Mirësinë tuaj e kam ndjerë në çdo çast.
Jam lutur dhe vazhdoj të lutem edhe për ju. Lumturia qoftë përherë në vatrat tuaja! Jeni të çmuar për mua!
Për tim bir
Mendja m'u thinj nga nata
Shpirti m'u këput, ra nga vjeshta,
Krahët m'i shqeu shtërngata
dhe zërin ma mbyti heshtja.
Trupi m'u ça nga dhembja
dhe dhembja ulëriti prej mallit,
Zemra fluturoi nga brenda
dhe mori fytyrën e DJALIT. (Mimoza Dini) /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.