Kuriozitete
Meta takim me krerët e partive shqiptare në Maqedoni: Me rëndësi dialogu konstruktiv
Meta takim me krerët e partive shqiptare në Maqedoni: Me rëndësi dialogu konstruktiv
Gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi takime të veçanta me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni.
Presidenti Meta u takua me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti; me kreun e BESA-s Bilal Kasami, me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela si dhe me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi.
Gjatë këtyre takimeve Presidenti Meta vuri në dukje dhe theksoi rolin kyç të faktorit politik shqiptar për harmoninë ndëretnike në Maqedoni si dhe nënvizoi rëndësinë që mbart bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv i të gjitha forcave politike për ardhmërinë dhe perspektivën integruese euro-atlantike të Maqedonisë.
Presidenti Meta, theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i të gjithë faktorëve politike në Maqedoni për integrimet euro-atlantike dhe sigurinë rajonale.
Gjithashtu Presidenti i Republikës zhvilloi një takim të veçantë edhe me kryetarin e opozitës maqedonase (VMRO-DPMNE), Nikolla Gruevski gjatë të cilit theksoi rendësinë që ka roli i opozitës në të gjitha proceset euro-integruese të Maqedonisë. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.