Kuriozitete
E rëndë, automjeti përplas për vdekje një person
E rëndë, automjeti përplas për vdekje një person
Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar mesditën e sotme te mbikalimi i Laçit.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, pranë fshatit Gjorm, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore, identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur.
Menjëherë pas përplasjes e aksidentuara është dërguar për në spital për t’ju dhënë ndihma e nevojshme mjekësore, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga kalimtarja që ka tentuar të kalojë rrugën.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.