Connect with us

Pas motrës së Ergi Dinit fjalë prekëse edhe nëna e këngëtarit, i kushton disa vargje

Kuriozitete

Pas motrës së Ergi Dinit fjalë prekëse edhe nëna e këngëtarit, i kushton disa vargje

Pas motrës së Ergi Dinit fjalë prekëse edhe nëna e këngëtarit, i kushton disa vargje

Pas fjalëve prekëse të motrës së Ergi Dinit, ka reaguar edhe nëna e këngëtarit që u nda nga jeta një vit më parë pas një aksidenti tragjik me motor.

Mimoza Dini e cila humbi të birin një vit më parë e ka përkujtuar atë me një poezi me fjalë mjaft prekëse në rrjetin social Facebook.

Ajo shpreh dhimbjen që e ka shoqëruar përgjatë këtij viti, ndërsa ka falenderuar të gjithë miqtë që thotë se i kanë lehtësuar dhembjen.

Statusi i Mimoza Dinit

Miq e dashamirës.

U bë një vit që Ylli im, Ergi, ju bashkua yjeve të tjerë në qiell.

U bë një vit, që zemra ime rreh edhe për Të.

U bë një vit që stuhitë e dhembjes së shpirtit, më rrëzojnë. Por në çast të vështirë, kam ndjerë një dorë që shtrihej, për të më ngritur.

Ajo dorë, jeni ju, miq dashamirës.

Mirësinë tuaj e kam ndjerë në çdo çast.

Jam lutur dhe vazhdoj të lutem edhe për ju.

Lumturia qoftë përherë në vatrat tuaja

Jeni të çmuar për mua.

Për tim bir

Mendja m'u thinj nga nata

Shpirti m'u këput, ra nga vjeshta,

Krahët m'i shqeu shtrangata

dhe zërin ma mbyti heshtja.

Trupi m'u ca nga dhembja

dhe dhembja ulëriti prej mallit,

Zemra fluturoi nga brenda

dhe mori fytyrën e djalit. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top